Ronaldo nuk ka të ndalur, Juventus fiton në transfertën me Spal

Juventusi mori 3 pikë të arta në ndeshjen kundër SPAL-it, pasi fituan 1-2 në transfertë.

Skuadra kampione e Italisë nuk shkëlqeu, por arriti të triumfonte duke vazhduar kryesimin e Serie A dhe mendojnë për ndeshjen kundër Lyon-it në Champions League.

“Përbindëshi” Cristiano Ronaldo hapi takimin në minutën e 39′. Ai mori një pasim përfekt nga Cuadrado brenda zonës dhe nuk mund të gabonte.

35-vjeçari nuk ishte në ditën e tij më të mirë, pasi gaboi në shumë raste. Portugezi ka shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A duke barazuar rekordin e Batistutës dhe Quagiarelles.

Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Aron Ramsey. Ky i fundit veproi mjaft bukur brenda zonës duke kaluar me parabolë Etrit Berishën. Mesfushori i dha qetësinë skuadrës së tij për 0-2 në minutën e 60′.

Një moment relaksimi që zgjati deri në minutën e 69′, pasi skuadra vendase reagoi me një penallti. Rugani gaboi brenda zonës dhe pas disa problemeve me VAR-in, sinjali humbi, gjyqtari vendosi për penallti. Petagna realizoi në portën e Juventusit. “Zonja e Vjetër” mbrojti rezultati deri në fund dhe tani e sheh veten 4 pikë mbi Lazion, por me një ndeshje më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here