Ronaldo sot luan ndeshjen e 1000 në karrierën e tij

TURIN, ITALY - DECEMBER 15: Cristiano Ronaldo of Juventus celebrates goal during the Serie A match between Juventus and Udinese Calcio at Allianz Stadium on December 15, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Chris Ricco/Getty Images)

Cristiano Ronaldo do të paraqitet për të 1000-tën herë si senior kur Juventus të shtunën luan kundër Spal në udhëtim, në ndeshjen e xhiros së 25-të të Serie A.

Nuk ka dyshim se portugezi është një nga më të mëdhenjtë në histori të futbollit. Ndoshta edhe më i madhi.

Në 835 ndeshje me klube si Sporting, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, Ronaldo ka shënuar 625 gola.

Ndërkohë, me kombëtaren e Portugalisë numëron 99 gola në 164 paraqitje.

Gjatë karrierës së tij, 35 vjeçari ka fituar 29 trofe.

Ronaldo karrierën e ka filluar me Sporting, ku bëri 31 paraqitje nga viti 2002 deri në vitin 2003.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here