Oferta është gati: Gjiganti anglez tranferon Icardin për 70 milionë euro

Mauro Icardi ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të vazhdoj me PSG-në apo do të rikthehet te Interi.

Sulmuesi argjentinas është huazuar tek kampioni francez nga Interi deri në fund të sezonit, por PSG ende nuk ka vendosur për blerjen përfundimtare të tij.

Kjo ka bërë që lojtari të mendojë edhe për klube të tjera që po interesohen për të.

Chelsea dhe Juventus janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim të madh për të, pasi rikthimi te Interi duket i vështirë duke parë se argjentinasi nuk pëlqehet nga Antonio Conte.

The Sun ka raportuar se londinezët janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe janë gati që të shpenzojnë 70 milionë euro për të në verë.

Frank Lampard dëshiron që ta ketë një top sulmues në skuadër dhe ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Icardit.

27-vjeçari edhe pse nuk është një titullar i rregullt te Parisi, në 28 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 19 gola dhe ka bërë katër asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here