Çfarë po ndodh me Kroos?

Ka mjaftuar mosinkuadrimi i Toni Kroos në ndeshjen kundër Manchester Cityt, për të ngjallur spekulimet se diçka nuk po shkon në mes të tij dhe trajnerit, Zinedine Zidane.

Lojtari nuk u fut fare në fushën e lojës në ndeshjen që skuadra e tij e humbi me rezultat 1:2 kundër Qytetarëve në ‘Santiago Bernabeu’.

Ishte Alvaro Benito, një gazetar spanjoll, ai që i hodhi benzinë këtij zjarri duke aluduar se marrëdhëniet në mes të gjermanit dhe trajnerit janë të acaruara.

Fakti se francezi nuk e nxori mesfushorin në 11-shën startuese, në një ndeshje kaq të rëndësishme, ka bërë që Benito të konkludojë se diçka nuk po shkon në mes tyre.

“Ai nuk doli madje as në nxemje. Ai duhet ta nxjerrë në nxemje për ta futur në lojë nëse diçka nuk shkon”, theksoi spanjolli për Cadena SER.

Edhe konferenca për shtyp la dyshime te gazetari në relacionin që kanë ata. Pas pyetjes që mori nga gazetarët se pse ish-lojtari i Bayernit nuk u fut në lojë, Zidane u mjaftua duke thënë se ishte vendim i tij.

“Përgjigjen e pashë më vonë në televizion e cila më bëri të kuptoj se diçka po ndodh këtu”, ishin fjalët e 43-vjeçarit.

Kroos është ndër lojtarët kryesorë që prej transferimit të tij në Madrid në vitin 2014. Kriza eventuale e raporteve me trajnerin Zidane mund ta detyrojë futbollistin të ndërrojë mjedis me shumë skuadra të interesuara për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here