Bombë nga Italia: Sarri largohet nga Juventusi dhe merr drejtimin e rivalëve

Drejtuesit e Juventusit e kanë humbur besimin te Maurizio Sarri.

Maurizio Sarri sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet nga Juventusi në fund të sezonit në rast se diçka spektakolare nuk ndodh në Torino. Fitimi i Ligës së Kampionëve është gjëja e vetme që mund ta shpëtojë Sarrin nga shkarkimi në përfundim të sezonit.

Por siç raportojnë mediat italiane, 61-vjeçari në rast të shkarkimit nuk do të largohet nga Italia.

Situatën e Sarrit me vëmendje po e përcjellin drejtuesit e Milanit. Maldini dhe Boban kanë shfaqur interesim për Sarrin edhe verën e kaluar, mirëpo italiani zgjodhi Juventusin.

Në rast se Sarri shkarkohet nga Juventusi mund ta marrë drejtimin e Milanit, por kjo mund të ndodh vetëm nëse Boban dhe Maldini nuk largohen nga San Siro. Ivan Gazidis dëshiron për trajner të Milanit Rafael Rangnick dhe mbetet ta shohim se çfarë do të ndodh në fund të sezonit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here