Europa ligë: huqja më e madhe në histori të futbollit?

Pedro Neto ka bërë një huqje të madhe në portën e zbrazët në ndeshjen e Wolverhampton Wanderers ndaj Espanyolit.

Wolves është mposhtur në udhëtim te klubit katalunas me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Megjithatë, klubi anglez ishte me fat pasi fitorja e thellë 4-0 në ndeshjen e parë e kualifikoi atë tutje me rezultat përfundimtar 6-3.

Në takimin e zhvilluar në Kataluni, Wolves ishte afër të fitonte, por sulmuesi i tyre Pedro Neto një nga huqjet më të mëdha në histori të futbollit.

Neto i inkuadruar në minutën e 64’-të doli në rast të qind për qind pas një gabimi të mbrojtësit ku arriti të kalonte edhe portierin, por që nuk shënoi në portën e zbrazur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here