Juventusi bënë ofertën e parë për Aouar

Houssem Aouar është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

Talenti i madh francez po kërkohet nga skuadrat më të mëdha, përfshirë Juventusin, Manchester Cityn, Barcelonen e Real Madridin.

Por së fundmi fuqishëm në garë është futur edhe gjiganti tjetër anglez Chelsea.

The Sun ka raportuar se Chelsea tanimë ka bërë një ofertë fillestare për ta transferuar lojtarin.

Londinezët kanë ofruar 50 milionë euro, plus 10 të tjera në formë bonusesh.

Lyon ende nuk i ka kthyer përgjigje skuadrës londineze, por besohet se do të refuzohet kjo ofertë.

Klubi francez dëshiron që të fitojë më shumë se 65 milionë euro nga shitja e Aouar.

21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje duke shënuar nëntë gola e duke asistuar në shtatë të tjerë në të gjitha garat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here