Napoli ia vendos çmimin Koulibalyt

Cilado skuadër që do të tentojë të transferojë mbrojtësin Kalidou Koulibaly, duhet të përmbush një kerkesë jo të ulët të presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Mbrojtësi senegalez, ndër më të mirët në qarkullim që ka sot futbolli, pritet të ndërrojë skuadër në fund të këtij sezoni.

Barcelona, Real Madrid, Manchester United dhe Paris Saint Germain, ka shfaqur interesim për 28 vjeçarin.

Në mediet sportive, raportohet se De Laurentiis i ka vendosur çmimin prej 99 milionë euro Koulibaly.

Çështja e mbrojtjes për të ardhmen te Napoli është zgjidhur, me skuadrën e Serie A që ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here