Revolucion në San Siro: Gazidis ka gjetur trajnerin e ri të Milanit

Ditëve të fundit po qarkullojnë zëra për një krisje në kryesinë e Milanit.

Sipas raportimeve të fundit, Ivan Gazidis pritet që të shkarkojë Paolo Maldinin dhe Zvonimir Bobanin dhe në vend të tyre të emërojë Henrik Almstadt dhe Geoffrey Moncadan (lajmin mund ta lexoni këtu).

Mirëpo përveç Maldinit dhe Bobanit, Gazidis pritet ta shkarkojë edhe Stefano Piolin dhe në vend të tij ta emërojë Fabio Capellon.

Lajmin e ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, e cila shkruan se Gazidis ka në mendje dy trajnerë Ralf Rangnick dhe Fabio Capello.

Mbetet ta shohim se kush do të jetë trajneri i ri i Milanit sezonin e ardhshëm.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here