Milan kërkon finalen e Kupës së Italisë: Ja formacioni i Rosonerëve për derbin me Juventusin

Pas shtyrjes së ndeshjes me Genoan, Milani tani po përgatitet për ndeshjen kthyese me Juventusin e cila do të zhvillohet të mërkurën.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë u mbyll me rezultat 1-1 dhe të mërkurën na pret një tjetër përballje interesante.

Përveç mungesës së Ibrahimovic, Hernandez dhe Castillejo, Milani do të jetë edhe pa tifoz në Torino. Tifozët e rajonit të Lombardisë e kanë të ndaluar hyrjen në stadium për shkak të Coronavirusit.

Sipas Tuttosport, Stefano Pioli do ta zëvendësojë Hernandezin me Laxalt. Nuk përjashtohet mundësia që Calabria të luajë në krahun e majtë.

Sa i përket Castillejos, pritet që vendin e tij ta zë Bonaventura ose përforcimi i ri Saelemakers.

Ante Rebic pritet të jetë në krye të sulmit në vend të Ibrahimovic, ndërsa Leao në krahun e majtë.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-2-3-1): Donnarumma; Conti, Gabbia, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Rebic.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here