Icardi bëhet Biankoner: Juventus dhe PSG gati për shkëmbimin spektakolarë

Siç raporton Tutttosport, Juventusi nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Mauro Icardit dhe Biankonerët do të nisin sulmin për të siguruar shërbimet e argjentinasit në verë.

Juventus tentoi transferimin e argjentinasit verën e kaluar, por në fund ai u huazua te PSG dhe Parisienët kanë mundësinë e blerjes së kartonit të tij për 70 milionë euro.

Biankonerët besojnë se mund të arrijnë marrëveshje me PSG. Te Juventus janë të gatshëm të ofrojnë Paulo Dybalan në këmbim të Icardit ose Miralem Pjanic.

Icardi ka luajtur 30 ndeshje me PSG këtë sezon dhe ka shënuar 20 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here