Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen në maj: Ja kur luhet finalja e Kupës së Italisë

Siç shkruan La Repubblica, finalja e Kupës së Italisë mund të luhet në muajin gusht, pasiqë ndeshjet e gjysmëfinales pritet të zhvillohen në maj.

Ndeshjet e gjysmëfinaleve që priteshin të zhvillohen mbrëmë dhe sonte janë shtyrë dhe për momentin nuk ka data të lira.

Finalja e Kupës së Italisë ishte e caktuar që të zhvillohet me datën 13 maj, mirëpo La Repubblica shkruan se në maj mund të zhvendosen ndeshjet e gjysmëfinales dhe kështu finalja do të zhvendosej në muajin gusht.

Milan dhe Juventus e mbyllën me barazim 1-1 ndeshjen e parë, ndërsa Interi u mposht nga Napoli me rezultat 0-1.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here