Marotta ka marrë masa: Icardi ka një klauzolë ‘Anti-Juventus’ në kontratën e tij

Drejtori i Interit Beppe Marotta ka arritur marrëveshje me PSG për një klauzolë anti-Juventus në kontratën e tij, raporton Tuttosport.

Në rast se Parisienët e aktivizojnë opsionin e blerjes për 70 milionë euro dhe vendosin ta shesin atë te ndonjë tjetër klub italian, atëherë PSG do të duhet tia paguajë edhe 15 milionë euro të tjera Interit.

Kjo klauzolë është bërë me qëllim që Icardi mos të transferohet te Juventusi.

Mbetet ta shohim nëse Biankonerët janë të gatshëm të paguajnë edhe 15 milionë euro më tepër për transferimin e Icardit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here