Merret vendimi shokues për ndeshjen Barcelona-Napoli!

Tani edhe zyrtarisht është konfirmuar se ndeshja kthyese në mes të Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet pa tifozë në Camp Nou për shkak të frikës së coronovirusit.

Të premten e kaluar ministri i shëndetësisë në Spanjë Salvador Illa deklaroi se ndeshja nuk është në rrezik por për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Itali u vendos që ndeshja të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Raportimet që thonin se vetëm tifozët katalan do të lejoheshin në stadium vërshuan nëpër gazetat italiane por pastaj u konfirmua që asnjë tifoz nuk do të lejohet të hyjë në stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here