Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma – Ja kur dhe ku do të zhvillohen ndeshjet

Siç raporton Corriere della Sera UEFA po konsideron mundësinë që ndeshjet e shtyra të Europa League të zhvillohen në ndonjë teren neutral.

UEFA e konfirmoi se e përkrah vendimin e qeverisë spanjolle për ndalimin e qarkullimit mes Italisë dhe Spanjës. Ndeshjet Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma janë shtyrë.

Siç shkruan Corriere della Sera, ndeshjet mund të zhvillohen në Rusi ose Poloni, por ende nuk dihet nëse do të zhvillohen nga dy ndeshje apo vetëm një.

Zgjidhja më e lehtë do të ishte që Spanja t’i lejonte skuadrat të udhëtojnë drejt Italisë për të zhvilluar ndeshjet e tyre.

Kështu ndeshja e dytë që ishte planifikuar për javën e ardhshme do të bëhej e para, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohej gjatë vikendit. Por për tu realizuar një gjë e tillë, Spanja do të duhet ta suspendonte La Ligan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here