Një tjetër lajm i keq për Sampdorian: Konfirmohet futbollisti i gjashtë me Koronavirus

Koronavirusi ka kapluar Sampdorian dhe klubi ka konfirmuar edhe futbollistin e gjashtë të infektuar. Mbrojtësi Fabio Depaoli ka njoftuar se ka dalë pozitiv pas testit të bërë.

“Përshëndetje miq, fatkeqësisht kam dalë pozitiv nga virusi COVID-19. Dua të shtoj se jam mirë. Ky është një monstër që po sulmon pa dallim, por duke ndjekur këshillat nga mjekët ne mund të fitojmë këtë ‘ndeshje’ dhe të rikthehemi më të fortë”, – tha ai ndër të tjera.

Sampdoria kishte konfirmuar më herët se pozitiv kishin dalur Manolo Gabbiadini, Pmar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here