Juventus dhe Chelsea përgatiten për një shkëmbim spektakolarë

Maurizio Sarri dëshiron transferimin e Jorginhos në verë dhe Andrea Agnelli është i gatshëm tia plotësojë dëshirën.

Siç raporton Calciomercato.com, Sarri planifikon që tia ofrojë Miralem Pjanicin Chelseas në këmbim të Jorginhos, pasiqë italiani nuk ka besim te mesfushori boshnjak.

Jorginho po vazhdon të bëjë paraqitje të mira edhe nën drejtimin e Lampard, por në rast se në adresë të tyre vjen një ofertë e mirë nga Juventusi, atëherë Blutë e Londrës janë të gatshëm që ta lënë të lirë brazilianin të largohet.

Agnelli është i gatshëm që tia ofrojë Chelseas kartonin e Pjanic dhe një shumë parash.

Sarri kishte transferuar Jorginhon te Napoli dhe e kishte marrë me vete atë te Chelsea, ndërsa tani e dëshiron brazilianin në Torino.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here