PSG vendos për të ardhmen e Neymar

Askush nuk e priste, por ndodhi vërtetë: PSG do të shesë Neymarin! Drejtuesit ishin në luftë me futbollistin dhe Barcelonën për ta mbajtur në Paris gjatë verës, por situatat kanë ndryshuar. 

Presidenti Nasser Al-Khelalifi ka reaguar dhe u ka komunikuar drejtuesve të tij se do ta shesë sipas asaj që shkruajnë mediet franceze. Çmimi i kartonit të lojtarit është ulur në 150 milionë euro.

Një vendim jo pa arsye, pasi numri një i klubit nuk e do më brazilianin. Ai është lodhur nga dëmtimet e shpeshta dhe tekat e lojtarit, prandaj ka vendosur që ta largojë nga skuadra e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here