‘Dorëzohet’ UEFA, heq rregullin e saj kryesor shkaku i COVID-19!

COVID-19 ka dëmtuar seriozisht edhe buxhetin e të gjithë skuadrave të mëdha europiane.

Një faktor që seriozisht mund të prekë edhe rregullat e Fair Play financiar të cilat mund të hiqen.

Siç raporton Gazzetta dello Sport po ekziston një hipotezë që UEFA mund ta pezullojë Fair Play financiar në mënyrë që tja lehtësojë sadopak këtë krizë skuadrave europiane që vetëm deri më tani humbjet po llogariten në qindra milionë euro.

Por kjo masë që do të merret do të vlejë vetëm për këtë sezon apo deri sa të përfundojë kriza e pandemisë së COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here