Inter për shopping në Madrid: Neroaxurët transferojnë yllin e Realit

Edhe pse sezoni aktual i Serie A është suspenduar, te Interi kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Neroaxurët kanë kthyer vëmendjen përsëri nga Luka Modric dhe janë të bindur se këtë verë do ta transferojnë kroatin në Milano. Kroati futet në vitin e fundit të kontratës me Los Blancos dhe nuk dëshiron të rinovojë.

Modric ka humbur vendin e titullarit këtë sezon te Reali dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi. Edhe pse 34-vjeç, Modric është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë dhe transferimi i tij te Interi do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Neroaxurët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here