E bujshme: Sancho ka zgjedhur klubin e tij të ri

Mediat angleze janë të sigurta se Jadon Sancho do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit.

Sancho u transferua te Dortmundi në vitin 2017 nga Manchester City dhe menjëherë shkëlqeu në Bundesligë. 19-vjeçari ka mahnitur gjigantët europian me paraqitjet e tij.

Këtë sezon anglezi ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar 15 gola dhe 17 asistime. Sancho ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2020, por sipas të gjitha gjasave do të largohet në fund të sezonit.

Edhe pse për një kohë të gjatë është spekuluar se Manchester United është favorit për Sanchon, anglez ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Chelsea.

Sancho është i vetëdijshëm se te Chelsea do ta ketë statusin e yllit të skuadrës dhe i pëlqen filozofia  e Lampard.

Dortmund pritet të arkëtojë 100 milionë euro nga shitja e tij, shifër kjo aspak problematike për Blutë e Londrës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here