Icardi tek Juventus?! PSG merr këtë vendim!

Vitin e kaluar Mauro Icardi për pak sa nuk arriti që të transferohej tek rivali i përjetshëm i Juventusit, por në momentet e fundit u vendos që të transferohej tek Paris Saint Germain, me një klauzolë blerjeje prej 70 milionë eurosh.

Por pas pothuajse një viti gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht.

Kjo pasi francezët nuk janë të interesuar më për shërbimet e argjentinasit dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë, gjë që nuk ka kaluar pa u vërejtur nga Juve.

Mirëpo ekziston një klauzolë në kontratën e sulmuesit që nëse Juventus tenton të blejë Icardin atëherë pos 70 milionë eurove duhet që të japin edhe një shifër prej 15 milionë eurosh, që e bën kartonin e tij plot 85 milionë euro.

PSG më nuk e do, as tek Inter nuk është i mirëpritur nga fansat, tani për Icardin duket se po vjen momenti për tu bërë lojtar i ‘Zonjës së Vjetër’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here