Derbi në merkato: Interi rrëmben yllin e dëshiruar nga Milani

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Milani synon transferimin e mbrojtësit të Eintracht Frankfurt Evan N’Dicka.

Por sot Tuttosport, raporton se edhe Interi është futur në garë për talentin francez.

Beppe Marotta kërkon ta marrë 20-vjeçarin te Interi, pasiqë ai shihet si futbollisti ideal për të luajtur në mbrojtje përkrah De Vrij dhe Skriniar.

N’Dicka vlerësohet 25 milionë euro dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta rrëmbejnë atë para Milanit. Interesim për N’Dicka kanë shfaqur Liverpooli dhe Arsenali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here