Godin drejt largimit, urugaiani ka gjetur skuadrën e re

Diego Godin sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Uruguaiani u transferua te Interi verën  e kaluar nga Atletico Madrid si futbollist i lirë, por nuk ka arritur që të adaptohet me stilin e Contes dhe prandaj do të largohet nga Interi.

Manchester United është i gatshëm të përfitojë nga kjo situatë dhe Djajtë e Kuq pritet ta transferojnë 34-vjeçarin. Solskjaer dëshiron një mbrojtës me eksperiencë dhe Godin do të ishte përforcimi ideal.

Inter gjithashtu nuk e ka ndërmend t’i ofrojë kontratë të re Godinit, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Valencia dhe Everton.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here