Moratti i rikthehet futbollit, gati të blejë klubin italian!

Massimo Moratti mund të rikthehet përsëri në futbollin italian duke blerë një tjetër klub pas Interit.

Ashtu si Silvio Berlusconi, Moratti është i gatshëm të blejë një klub modest. Il Corriere Dello Sport, raporton se Moratti mund ta blejë klubin Cremonese.

Pronari aktual i Cremonese, Patro Arvedi, një industrialist nuk ka arritur që ta rikthejë klubin në Serie A dhe tani po mendon ta kalojë klubin në një dorë të sprovuar në futbollin italian e kontinental.

Moratti është gati për të blerë shumicën e aksioneve të klubit. Nëse transferimi i pronësisë do të bëhej realitet, dueli historik me familjen “Berlusconi” mund të përsëritej sezonin e ardhshëm në Serie B, por në një derbi krejt të ri Lombard. Pra, nga Inter-Milan te Cremonese-Monza…, Moratti po mendon seriozisht për këtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here