Revolucion në San Siro: Milan nxjerr në shitje tre titullarë

Te Milani pritet të ndodhin ndryshime të mëdha në verë, ndërsa lëvizjet e para nisën në stafin drejtues ku disa javë më parë u shkarkua Zvonimir Boban. Nga klubi pritet të largohet edhe Paolo Maldini.

Përveç disa drejtuesve nga Milani pritet të largohen edhe disa lojtarë. Siç shkruan Tuttosport, në verë nga San Siro do të largohen Franck Kessie, Andrea Conti dhe Matteo Musachio.

Të tre këta lojtarë kanë qenë titullarë për pjesën më të madhe të sezonit, por stafi drejtues duket se nuk është i kënaqur me ta. Kessi pritet të transferohet në Premier League, ndërsa Conti sipas të gjitha gjasave do të mbetet në Serie A. Për Musachion ende nuk dihet se ku mund ta vazhdojë karrierën.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here