Buffon vendos për të ardhmen e tij

Portieri veteran, Gianluigi Buffon, raportohet se ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me Juventusin deri në qershor 2021.

Tuttosport shkruan se veterani nuk e ka ndërmend të ndalet së luajturi dhe pas një viti në PSG sezonin e kaluar, 42-vjeçari do të zgjasë marrëveshjen e tij aktuale që do të skadojë këtë verë.

Thuhet se ka diskonim të mirë nga ta gjitha palët për të vazhduar, pasi Buffon shihet si një pikë referimi në dhomën e zhveshjes dhe klubi e do edhe për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se është larguar nga Bianconerët një herë, marrëdhëniet mes tij dhe kubit nga Torino nuk janë prishur.

Me Serien A të pezulluar aktualisht, Buffon luajti shtatë herë në kampionat, duke e zëvendësuar Wojciech Szczesnyn, ndërsa në Coppa Italia ka luajtur vazhdimisht, sikurse që ka bërë edhe një paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Në total a ka luajtur 11 ndeshjet këtë sezon dhe ka pranuar nëntë gola në total në të gjitha garat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here