Lista e lojtarëve më të pasur në botën e futbollit!

Është bërë publike edhe lista e futbollistëve më të paguar në botë.

Këtë e bëri të ditur France Football ku listën e printe kush tjetër pos Lionel Messit i cili në këtë aspekt duket shumë larg nga të gjithë të tjerët.

6 herë fituesi i Topit të Artë fiton plot 131 milionë euro duke marrë këtë pagën nga Barcelona, bonuset dhe kontratat për marketingun.

I dyti është rivali i tij më i madh Cristiano Ronaldo, i cili vitin e kaluar fitoi plot 118 milionë euro, 5 më shumë se sezonin e mëparshëm.

Ndërsa në podium është ngjitur edhe Neymar i PSG i cili sezonin e fundit përfitoi plot 95 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here