Bayern dhe Dortmund i ulin pagat lojtarëve!

Coronavirus nuk ka prekur vetëm sistemin shëndetësor por secilën sferë të jetës duke përfshirë edhe botën sportive.

Shumë evenimente sportive janë shtyrë ose anuluar plotësisht duke rënduar ekonomikisht shumë skuadra dhe institucione sportive.

Kjo më së fundmi u vërejtë me vendimin që Bayern Munich dhe Borussia Dortmund vendosën që ti ulin pagat të gjithë lojtarëve të tyre për të zbutur sado pak bilancin negativ financiar.

Sipas gazetës ‘Bild’ nga drejtuesit e të dy klubeve është kërkuar një reduktim prej 20% i pagës së tyre, por akoma nuk është bërë publik ndonjë vendim i lojtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here