Bombë: Interi transferon yllin e Barcelonës

Drejtuesit e Interit kanë kontaktuar Barcelonën rreth mundësisë së transferimit të Nelson Semedos, raportojnë mediat spanjolle.

Verën e kaluar Semedo pati shumë oferta për tu larguar, mirëpo në fund portugezi vendosi të qëndrojë në Camp Nou.

Tani situata ka ndryshuar dhe Barcelona është e gatshme për ta lëntë të lirë Semedon.

Portugezi u transferua te Barcelona në vitin 2017 nga Benfica për shifrën e 30 milionë eurove. Barcelona do të kërkojë më së paku 30 milionë euro për lirimin e Semedos

Portugezi gjithashtu mund të përfshihet në një shkëmbim, pasiqë Barcelona dëshiron Lautaron dhe mund ta ofrojë Semedon dhe para.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here