E bujshme: Gjiganti anglez transferon Griezmannin

Manchester United dëshiron transferimin e Antoine Griezmann në verë, ndërsa Barcelona është e hapur për shitjen e francezit.

Griezmann u transferua te Barcelona verën e kaluar për 120 milionë euro, mirëpo nuk ka impresionuar fare në Camp Nou dhe Katalanasit janë të gatshëm ta lënë të lirë në rast se në adresë të tyre vjen një ofertë e pranueshme.

Mundo Deportivo, raporton se Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e 29-vjeçarit. Djajtë e Kuq pritet të ofrojnë 100 milionë euro për Griezmann.

Barcelona me paratë e arkëtuara nga shitja e Griezmann do të nisë sulmin për transferimin e Lautaros.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here