Gati shkëmbimi spektakolarë: Barcelona ofron 5 yje për Lautaron

Barcelona është e gatshme  të sakrifikojë pesë lojtarë në këmbim të Lautaros, raporton Corriere dello Sport.

Lautaro është objektivi kryesorë i Barcelonës për merkaton e verës. 22-vjeçari ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2023 dhe klauzola e lirimit të tij është 111 milionë euro.

Katalanasit e shohin Lautaron si pasuesin ideal të Suarezit, mirëpo nuk janë të gatshëm të ofrojnë para për transferimin e argjentinasit.

Kësisoj Bartomeu është i gatshëm ti ofrojë Interi 5 lojtarë në këmbim të Lautaros.

Barcelona do tia ofrojë Interit Arthur Melon, Jean Clair Todibon, Arturo Vidalin, Nelson Semedon dhe Carles Alenan.

Një ofertë mjaftë tunduese për Neroaxurët, pasiqë ata kanë shfaqur për Melon, Vidalin dhe Semedon.

Në verë mund të realizohet shkëmbimi spektakolarë mes Barcelonës dhe Interit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here