Milan ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen: Rosonerët për shopping te Chelsea

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Rosonerët kanë piketuar futbollistin e Chelsea, Andreas Christensen, si përforcimin ideal.

Lajmin e ka bërë të ditur Calciomercato.com, e cila shkruan se Milani është i gatshëm të investojë te Christensen.

Milan dhe Chelsea kanë marrëdhënie të mira edhe pse Rosonerët kanë bllokuar tentativat e Bluve për transferimin e Romagnolit.

23-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2022 dhe vlera e tij në treg është 30 milionë euro. Danezi ka luajtur 20 ndeshje me Chelsean këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here