Skuadra e famshme europiane pranë falimentimit!

Pandemia e COVID-19 që ka kapluar më së shumti Europën ka filluar dalëngadalë të tregojë dëmin e madh që po lë pas.

Këtë po e vëren me të madhe skuadra e madhe belge Anderlecht e cila ka pësuar humbje të mëdha financiare qysh më tani, dhe si masë fillestare ka vendosur që ti ulë pagat futbollistëve të saj.

Këtu është përfshirë edhe kapiteni Vincent Kompany i cili i ka bindur lojtarët që ti ndihmojnë sadopak klubit i cili nga ky operacion pritet të kursejë diku rreth 2.7 milionë euro.

Ndërkohë Anderlecht është skuadra më e trofeshme në Belgjikë ku ka fituar ligën plot 34 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here