Coronavirus: Kush do ta fitojë Serie A dhe La Ligën nëse mbyllet sezoni aktual

Përhapja e pandemisës së Coronavirusit në Europë ka ndërprerë jetën normale dhe kampionatet e futbollit nuk janë kursyer.

Vendet më të goditura nga Coronavirusi janë Italia dhe Spanja dhe prandaj Serie A dhe La Liga rrezikojnë që sezoni aktual të mbyllet përfundimisht.

Kush do ta fitojë Serie A në rast se sezoni mbyllet?

Në Serie A këtë vit gara ka qenë më e ngushtë dhe Juventusin dhe Lazion i ndanë vetëm një pikë.

Juventusi ka fituar Scudetton në tetë vitet e fundit dhe në rast se ky sezon mbyllet atëherë vështirë se do ti akordohet titulli i nëntë Biankonerëve.

E për këtë është dëshmi edhe sezoni 2004-05 kur Juventusi u skualifikua në Serie B dhe titulli i fituar në Serie A nuk iu akordua vendit të dytë.

Kush do ta fitojë La Ligan në rast se sezoni mbyllet?

Në Spanjë Barcelona është në krye të tabelës me dy pikë më tepër se Real Madrid.

Mirëpo ashtu si në Itali edhe në Spanjë vështirë se titulli do ti akordohet Katalansve, pasiqë diferenca është minimale.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here