Lojtarët e Barcelonës refuzojnë uljen e pagave!

Lojtarët e Barcelonës duket si i janë përgjigjur negativisht kërkesës së klubit për ti reduktuar pagat pas krizës që u shkaktua nga COVID-19.

Sipas ESPN, kapitenët e klubeve kanë filluar negociatat me udhëheqësit e klubeve por deri më tani lojtarët nuk janë shprehur të gatshëm që të pranojnë pasi ofertat e deritashme duken të papranueshme për ta.

E këtë gjë po e vuan më së shumti skuadra e Barcelonës e cila paguan lojtarët më shumë se çdo skuadër tjetër në botë, ku vetëm për paga Barcelona shpenzon hiç më pak se 500 milionë euro në vit.

Por kjo gjë duket se nuk do të zgjasë shumë pasi drejtuesit blaugrana janë të vendosur që një vendim të tillë ta çojnë deri në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here