Marotta godet përsëri: Inter transferon yllin e Premier League me parametra zero

Interi ka shfaqur interesim për transferimin  e yllit të Newcastle, Matthew Longstaff, i cili do të jetë futbollist i lirë këtë verë.

20-vjeçari nuk ka arritur ende marrëveshje me Newcastle për rinovimin e kontratës edhe pse trajneri Steve Bruce e dëshiron qëndrimin e tij.

Siç shkruan The Sun, Interi kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe ta transferojë atë në verë me parametra zero. Interesim për Longstaff ka shfaqur edhe Borussia Dortmund.

20-vjeçari është mesfushor defanziv, ndërsa këtë sezon në 13 ndeshje të luajtura me Newcastle ka shënuar tre gola, dy prej tyre ndaj Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here