Mkhitaryan i gatshëm për sakrificë që të qëndrojë tek Roma!

Henrikh Mkhitaryan do të pranojë një reduktim të pagës në fund të këtij sezoni për arsye se kontrata e huazimit i skadon gjatë kësaj vere.

Mesfushori i Arsenal ka pasur vetëm një vjet në kontratën e huazimit në kryeqytetin italian por duket se kësaj vere do të pranojë një reduktim të konsiderueshëm të pagës vetëm për të zgjatur edhe për një vit qëndrimin tek romanët.

Armeni ka pasur vështirësi kohëve të fundit sa ishte tek Arsenal për shkak të pamundësisë që të gjejë një vend titullari në skuadrën londineze gjë që e detyroi të transferohet në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here