Willian te Juventusi?! Braziliani tregon vendimin e tij!

Ylli i Chelseas Willian ka bërë të ditur se edhe në qoftë se do të largohet nga ‘Blutë’ ai dëshiron që prapë të mbesë në Londër, por kësaj rradhe tek rivalët e Tottenham.

Willian dhe Chelsea po vazhdojnë bisedimet në mes vete për një rinovim kontrate por braziliani po kërkon 3 vjet rinovim kurse klubi është i gatshëm ti ofrojë vetëm 2.

Kontrata aktuale e tij skadon gjatë kësaj vere por si duket ai prapë në Londër do të mbetet, pasi Tuttosport flet për një ribashkim të tij me ish trajnerin Jose Mourinho i cili tanimë drejton rivalët e Tottenham.

Juventusi është shumë e interesuar për shërbimet e tij por ndërmjetësit në këto bisedime deklaruan se ai preferon një qëndrim në Londër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here