Coutinho ka refuzuar Interin dhe PSG-në, dëshiron rikthimin në Angli

Mundo Deportivo, raporton se Philippe Coutinho dëshiron rikthimin në Angli.

Braziliani është i huazuar te Bayerni, mirëpo Baverezët nuk e kanë ndërmend ta blejnë kartonin e tij dhe Coutinho pritet të rikthehet në Camp Nou.

Mirëpo Barcelona gjithashtu dëshiron ta shesë dhe është raportuar se Coutinho mund të transferohet te Inter ose PSG.

Mirëpo sipas Mundo Deportivos, Coutinho ka refuzuar Neroaxurët dhe Parisienët, pasiqë dëshiron rikthimin në Premier League.

Coutinho u afirmua pikërisht në Angli nga sezoni 2013 deri në vitin 2017 si futbollist i Liverpoolit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here