Cristiano Ronaldo i kishte dhuruar iMac bashkëlojtarëve pas kartonit të kuq me Valencian, ja përse…

Cristiano Ronaldo i kishte dhuruar iMac bashkëlojtarëve te Juventusi pas kartonit të kuq me Valencian në Ligën e Kampionëve.

Gjatë kohës kur Massimiliano Allegri ishte trajner i Biankonerëve, ai kishte vendos një rregull që çdo lojtarë që ndëshkohet me të kuq do të duhet ti blejë dhuratë bashkëlojtarëve për të kërkuar falje.

Ronaldo i cili u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për shifrën e 100 milionë eurove, ishte ndëshkuar me karton të kuq në Ligën e Kampionëve ndaj Valencias pas një dueli të nxehtë me Jason Murillon.

Portugezi ishte larguar me lot nga fusha, ndërsa dy muaj më pas i kishte blerë të gjithë skuadrës nga një iMac.

Këtë e ka zbuluar Wojciech Szczesny në një show polak “Prosto w Szczenę”.

Szczesny ka zbuluar se ky rregull vlente edhe për ata që vonohen në stërvitje dhe se ai i kishte blerë kufje Beats by Dre bashkëlojtarëve pasiqë ishte vonuar njëherë në stërvitje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here