Lautaro te Barcelona, tani ka një tjetër problem, quhet Leo Messi!

Operacioni që pritet të sjellë Lautaro Martinezin tek Barcelona çdo ditë e më shumë ka filluar të komplikohet.

Jo vetëm për shkak të COVID-19, ose të interesimit të skuadrave tjera por edhe për shkak se tani problem është bërë vetë ylli i skuadrës katalanase, Lionel Messi.

Kjo për shkak se argjentinasi është kundër largimit të Arturo Vidal ku ky i fundit përflitej se mund të sakrifikohej për të sjellë Lautaron në Barcelonë, por Messi duket se i ka vënë veton largimit të kilianit.

Vidal është një mesfushor i cili vlerësohet shumë nga Antonio Conte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here