Liverpool gjen blerës për Karius!

Loris Karius është duke zhvilluar sezonin e dytë tek Beshiktash i huazuar nga skuadra e Liverpoolit, kjo në pamundësinë që kishte klubi për ta shitur atë.

Gjermani u largua nga ‘The Reds’ për shkak të gafave që bëri ky i fundit e sidomos në finalen e Champions League ku 2 nga 3 golat që pësoi Liverpooli ishin shkaku i gabimeve të portierit.

Beshiktash pagoi 2.5 milionë për huazimin dy vjeçar të gjermanit por nuk ka ndërmend ta blejë atë për shkak të problemeve financiare.

Mirëpo në garë për të siguruar shërbimet e Karius ka hyrë Sporting Lisbona dhe Hertha Berlin të cilat janë të gatshme të ofrojnë deri në 7 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here