Modric drejt largimit, Reali ka gjetur pasuesin e kroatit

Për Luka Modricin ky do të jetë sezoni i fundit në Santiago Bernabeu. Kroati pritet të largohet nga Reali në fund të sezonit, ndërsa Mbretërit kanë gjetur pasuesin e tij.

Siç raportojnë mediat spanjolle Reali do të rikthejë në ekip Martin Odegaard. Norvegjezi është i huazuar te Real Sociedad. Odegaard është i huazuar për dy vite, mirëpo Los Blancos do të prishin marrëveshjen.

Odegaard po shkëlqen te Sociedadi këtë sezon dhe është njëri ndër lojtarët më të mirë në La Liga.

Reali e bleu norvegjezin në moshën 16-vjeçare dhe tani duket se ai ka arritur pjekurinë për të luajtur me skuadrën e parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here