Nuk mbaron me Saelemaekers: Milan transferon një tjetër yll nga Anderlechti

Në verë Milani do të vazhdojë ndjekjen e talenteve të rinjë. Politika e Rosonerëve ka ndryshuar tërësisht dhe tani objektivi i tyre është blerja e futbollistëve të rinjë.

Sipas Gazzetta dello Sport, Ivan Gazidis kanë piketuar yllin e Anderlecht  Jeremy Doku si një përforcim të mundshëm në verë, pas transferimit të  Alexis Saelemakeres nga gjiganti belg në janar.

17-vjeçari i cili luan si sulmues i krahut të djathtë, ka debutuar me Anderlechtin këtë sezon. Edhe pse shumë i ri në moshë Doku ka luajtur 27 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar katër gola.

Milani është duke monitoruar Doku-n dhe Rosonerët pritet të nisin sulmin për transferimine  tij në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here