Lajm i fundit: Juventus mund ti rrëmbej lojtarin kryesor skuadrës së saj rivale!

Juventusi mund ta lërë përsëri pa fjalë Napolin si me rastin e Gonzalo Higuain.

‘Zonja e Vjetër’ tani ka gati një plan tjetër që nuk do ti harxhoj klubit asnjë kacidhe pasi po përgatitet një ‘rrëmbim’ tjetër tek Napoli por kësaj rradhe me kosto zero.

Bëhet fjalë për lojtarin kryesor të Napolit, Dries Mertens, i cili po kalon me Napolin muajt e fundit të kontratës dhe rinovimi po duket shumë i largët.

32 vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 6 herë në 29 ndeshje zyrtare.

Gjithçka po përcillet me shumë vëmendje nga skuadra juventine e cila ka filluar që tani bisedimet me agjentin e lojtarit por siç duket nuk do ta ketë shumë të lehtë pasi në garë kanë hyrë Roma dhe Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here