Dështon revolucioni Rangnick te Milani, ja motivi

Dukej si një lëvizje e sigurtë, madje të gjithë prisnin konfirmimin e Ralf Ragnick te skuadra e Milanit, por duket se nuk do të ndodhë kështu.

Sky Sport Italia shkruan se palët nuk kanë patur biseda intensive në ditët e fundit.

“Djalli” kërkon të rishikojë buxhetin pas këtyre problemeve të shkaktuara nga COVID-19. Ekipi italian po i mendon të gjitha mundësitë dhe nëse buxheti ulet dhe më shumë mund të mendojnë për qëndrimin në krye të skuadrës të Stefano Piolit.

Numri një i stolit të Milanit po bën mirë, pasi po i merr maksimumin një ekip që nuk ka forcën e duhur për të rivalizuar. Ragnick u mendua se do të niste revolucionin për Milanin e ri, por duket se ka një stepje në këto momente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here