E kërkon Barcelona: Gazidis vendos për Romagnolin

Ivan Gazidis ka vendosur për të ardhmen e Alessio Romagnolit, raportojnë mediat italiane.

Romagnoli ka kontratë me Rosonerët deri në vitin 2022 dhe kanë filluar të qarkullojnë zërat për largimin e tij nga San Siro, pasiqë italiani ndryshoi agjent dhe tani agjent i tij është Mino Raiola.

Gazzetta dello Sport, raportoi se Romagnoli ka kërkuar rritje page, ndërsa drejtuesit e Milanit e kishin refuzuar një gjë të tillë.

Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë Barcelona dhe Atletico Madrid, mirëpo siç shkruan Calciomercato.com, 25-vjeçari do të qëndrojë në San Siro.

Ivan Gazidis është i gatshëm që të nis përsëri  bisedimet me Romagnolin për kontratë të re dhe nuk e ka ndërmend ta lërë të lirë atë të largohet nga Milani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here