Gotze drejt një aventure të re në Serie A!

Mario Gotze duket se gjatë kësaj vere do të transferohet në Serie A por akoma nuk dihet saktësisht tek cila skuadër.

Ka qenë e përditshmja gjermane Bild që ka bërë të ditur se gjermani po mendon transferimin në Itali.

Shumë skuadra janë interesuar për futbollistin e Dortmund pasi ai gjatë kësaj vere mbetet lojtar i lirë dhe do të largohet nga gjermanët me kosto zero.

Skuadra e Romës duket se është një hapa para të tjerëve pasi ka filluar bisedimet me agjentin e Gotzes i cili ka qenë gjithashtu pjesë e Bayern Munich.

Për të interesim kanë shfaqur gjithashtu edhe skuadrat e Inter, Fiorentintës, Milan dhe Napolit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here