Inter i vendosur të godas në merkato, por brenda në Serie A!

Inter ka shfaqur interesim të madh për të siguruar transferimin e Dries Mertensit të Napolit gjatë kësaj vere.

Neroazzurët siç raportohet tashmë kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit dhe po diskutojnë mundësitë për një transferim të mundshëm.

Mertens kohëve të fundit ka refuzuar mundësinë që të rinovojë kontratën me Napolin andaj ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave europiane.

Antonio Conte është një fans i madh i 32 vjeçarit por sipas raportimeve të gazetave italiane për të janë të interesuara dhe Chelsea e Atletico Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here